Report TV - Pushuesi tregon momentet e panikut: Flakët të jashtëzakonshme

2017-07-28 1

Një pushues në plazhin e Velipojës ka rrëfyer për Report Tv momentet e panikut të rënies së zjarrit në kompleksin "Fishta" në Velipojë.

Ai u shpreh se zjarri nisi pas shpërthimit të bombolës në restorant, ndërsa tre persona janë nxjerrë nga brenda dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

"Isha rreth 100 m larg vendit ku ra zjarri. Zjarri ra në katin e parë të kompleksit "Fishta". Janë transportuar tre persona me urgjencë. Zjarri ishte i përmasave të mëdha dhe ka shkaktuar panik mes turistëve.

Zjarri është shuar në këto momente, paniku ishte i madh. Tre ishin personat që u transportuan me ambulancë në spital. Plasi bombola, flakët ishin të jashtëzakonshme. Shpërthimi ka prekur edhe kalimtarë të rastit.

Free Traffic Exchange