Një bombol gazi ka shpërthyer restorantin e resorti në plazhin e Velipojës mëngjesin e kësaj të premte, duke shkaktuar përfshirjen nga flakët.
Dyshohet për disa persona të lënduar nga ky incident, pasi restoranti ka pasur klientë në ato momente. Sipas dëshmitarëve, është dëgjuar një shpërthim në fillim dhe më pas ka nisur zjarri.
Korrespondenti i Report Tv Elvis Nabolli bën të ditur se shërbimi zjarrfikës ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri rrezikon edhe disa banesa aty pranë.