Ora News – Nishani: Fotoja me BMW-në që solli marrëdhënie të tensionuar me djalin

2017-07-27 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News ka rrëfyer momentin e vështirë me të birin në atë kohë 18 vjeçari pas publikimit në Facebook të tij të një fotoje me një BMW dhe polemikat e shpërthyera më pas në media.
Pjesë nga deklarata:
Nishani: ?por do ju them në mënyrë shumë të sinqertë që ka dhe mjaft, kufizime, limitime në aspektin e jetës personale privatë, atë familjare. Unë mund të them Dritan që personalisht, ndoshta ka të bëjë dhe me natyrën e njeriut që nuk është se i kam përjetuar kufizimet. Për sa kohë i jam angazhuar tërësisht angazhimit zyrtarë, por t?ju them të drejtën fëmija ime e ka përjetuar në një farë mënyre e sidomos fëmijët.
Meqë jemi në një bisedë të tillë më lejoni të tregoj mes jush, një copë interesante nga jeta: Para dy apo tre vjetësh isha në funksionin e Presidentit të Republikës, djali në atë kohë ishte 18 vjeç. Kuptohet një adoleshent 18 vjeçar, moda e facebook-ut dhe afishon në FB një fotografi që ishte në aeroportin e Venës me një makinë BMW që ishte e një shokut të tij , (e një shqiptari të emigruar në Vjenë në vitin 90, nga familja Libohova), që e priste në aeroport, dhe menjëherë pati disa sulme mediatike. ?Ç?është kjo makinë?, ?Djali i Presidentit me një makinë kaq të shtrenjtë?, ?Ku i gjejnë këto para??.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-fotoja-me-bmw-ne-qe-solli-marredhenie-te-tensionuar-me-djalin/

Free Traffic Exchange