Zbardhet motivi i vrasjes së ndodhur në Borsh

2017-07-27 2

Përleshja me armë e ndodhur mes dy grupeve në Borsh, ku mbeti i vrarë me thika kuzhinieri Premtim Bega, si dhe u plagosën tre persona të tjerë, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për parakalimin e dy mjeteve në rrugë.

Një fakt i tillë është pohuar për ?Tv Klan?, nga burime të Policisë. Sipas tyre, rreth një orë e gjysmë më parë se të ndodhte krimi i rëndë, dy nga personat që ishin pjesë e grupit të përleshjes kishin gërvishtur makinat e tyre gjatë një parakalimi.

Ata janë përplasur verbalisht dhe janë ndarë. Por rreth 10 minuta pas mesnatës së të martës, janë takuar pranë vendit të ngjarjes të shoqëruar edhe nga miq të tyre, dhe aty ata janë konfliktuar me thika e kaçavida.

Policia arrestoi Ronald Shehun, Xhonatan Muçën e Thanas Hodon si autorë të ngjarjes. Ata nuk kanë pranuar të japin sqarime përpara hetuesve, por kanë pohuar se do të jepnin versionin e tyre para Gjykatës.

Veç kësaj piste, policia ka hetuar edhe pistat që lidhet me një grindje të mundshme të personave për një vajzë, si dhe atë të një konflikti pronësie.

TV KLAN