Kryeministri largon nga detyra të gjithë drejtorët e hipotekave pa asnjë përjashtim.
Pasi i thirri pasditen e sotme në një takim në kryeministri, i prezantoi me shifrat e performancës dhe në konkluzion, për shkak të punës së dobët, Rama ju tha të gjithëve të nënshkruanin me dinjitet dorëheqjet.
?Jepni dorëheqjen nga i pari te i fundit. Nuk jeni për këtë punë. Jepni dorëheqjen brenda 24-orëve.Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini, cilën forcë politike përfaqësoni. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë" shtoi Rama.
Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 35 drejtorë të Hipotekave.
Gjatë fjalës së sotme ku Rama kishte mbledhur drejtorët e hipotekave së bashku me kreun e ALUIZN-it Artan Lame, bëri një përmbledhje të punës së kryer nha Hipotekat.
Analiza u bë vetëm pak para se Rama t'u kërkonte drejtorëve të Hipotekave të jepnin dorëheqjen.