Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm një ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë, nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali vendos të japë dorëheqjen nga detyra. Në deklaratën për mediat, ajo nënvizoi se LSI do të jetë në opozitë.
Brunilda Paskali: Pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qendrimin politik të LSI.
Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, detyrimi dhe përkushtimi krah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.
Gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e bashkisë jamë përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit timd he këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.
Një falenderim i vecantë shkon për grupin e këshilltarëve të LSI me të cilët kemi bndërmarrë nisma të rëndësishëm në interes të qytetarëve të Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dorehiqet-nenkryetarja-e-bashkise-tirane-brunilda-paskali/