Report TV - Shpërthimi i ujrave të zeza në Ksamil gjunjëzoi bizneset private

2017-07-27 0

Derdhja e ujrave në plazhin e Ksamilit shkaktoi alarm tek pushuesit të cilët ishin të shumtë.

Kujtojmë që vetëm një vit më parë u investuan miliona euro për trajtimin dhe ndërrimin e të gjithë tubacioneve të ujrave të zeza të cilat do të transferonin këtë ujë drejtë impiantit i cili është ndërtuar nga KFV-ja Gjermane.

Ajo çfarë ndodhi pasditën e së mërkurës gjunjëzoi mjaft biznese të cilët operonin në këtë zonë plazhi duke u hequr mjaft të ardhura, pasi shumë pushues u larguan të indinjuar me atë çfarë ndodhi.

?Ne ishim këtu duke pushuar me familje dhe me fëmijë, vetëm kur erdhën ujrat e zeza prej lart-poshtë. U bë shumë pis, kundërmonte, nuk u rrinte më. Të gjithë pushuesit që ishim, ikëm. Me plan e kishim deri të shtunën në mëngjes të rrinim këtu, ishte një tmerr ajo që ndodhi?.

Në lidhje me problem që ndodhi në Ksamil Report Tv kërkoi të merrte një prononcim nga Administratorja e Ksamilit, Valbona Oruçi, por kjo e fundit nuk pranoi të fliste madje insistoi që të hiqte kamerën në mënyrë që të mos filmohej.

Free Traffic Exchange