Ora News - Olli: LSI të mbante qëndrim për dy këshilltarët përpara votimit

2017-07-27 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Ollit tha se LSI duhet të kishtë mbajtur që ditën e djeshme një qëndrim për dy këshiltarë, nëse ishin me urdhër partie apo sipas kokës së tyre.
Në studion e lajmeve të Ora News, Olli tha se rritja e çmimit të ujit u miratua me votat e PS, LSI dhe PDIU.
Olli: Nëse ju do të shkoni në sekretarin e këshilli bashkaik do të gjeni që procedurat në fjalë janë vouar nga 25 vota të këshilltarëve të PS, 3 PDIU, dhe 2 të LSI. A janë përjashtuar sot dy këshilltarët e LSI? A kanë qenë deri në momentin që kanë votuar këshilltarë të LSI, çfarë të keqe do të kishte LSI kur unë kam kërkuar në orën 19;30 jashtë sallës të pronochet qartë dhe paekuivok nëse ata dy këshilltarë ishin me urdhër të partisë apo ishin në kokë të tyre, vetëm sot u akuzohen dy këshilltarët që kanë kryer një veprim korruptiv.
Olli tha se LSI i kishin kërkuar që të bojkotonte seancën e këshillit bashkiak, por për këtë nuk kishin arritur në një dakordësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/olli-lsi-te-mbante-qendrim-per-dy-keshilltaret-perpara-votimit/