Ka përfunduar me sukses festivali ndërkombëtar Jazz in Albania në Tiranë.
Festivali ka nisur më 18 korrik me shfaqjet në Hotel Rogner dhe udhëtimet muzikore nëpër rrethe të vendit. Ky festival përfundoi mbrëmjen e 26 korrikut, me grupet përfaqësuese të dy shteteve, Zvicrës e Greqisë.
Saksofonisti dhe tenori i njohur zviceran, Thomas Lüthi me pjesëtarët e trios së tij Arne Huber në bas dhe Claudio Strüby në bateri janë ngjitur të parët në skenë.
Më pas ngjitet ne skenë duoja greke Dimitris-Patera, që i ka dhënë ngjyra të tjera festivalit të jazz-it, duke kënduar këngë romantike e melodi të vjetra popullore greke në kitarë e buzuq.
Dimitris që është një lojtar i famshëm i kitarës e buzuqit në Greqi, dhe këngëtarja Constantina Nantia Patera kanë sjellë në skenë muzikën e kompozitorëve të mëdhenj si Theodorakis, Zambetas e më gjerë, por edhe këngë të njohura greke për publikun shqiptar
Ndërsa edicioni i gjashtë i festivalit Jazz in Albania ka sjellë tema, ngjyra e stile të xhazit nga të gjitha vendet e botës, si rrallëherë në këtë edicion është vënë re një interes i madh i publikut.