Brunilda Paskali ka dhënë dorëheqjen nga nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.
Vendimin e saj, Paskali e bëri publik përmes një konference për mediat. Brunilda Paskali ishte përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo kandidoi për deputete në Qarkun e Korçës por nuk mundi të zgjidhej pasi renditej e treta në listë.
"Kam vendosur të jap dorëheqjen nga nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Një falenderim të veçantë shkon për këshilltarët e LSI për punën që kemi zhvilluar në këto dy vite.
Si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, jam përpjekur të bëjë më të mirën për këtë bashki. Tani jemi në opozitë", u shpreh Paskali.
Dorëheqja e Brunilda Paskalit vjen në vijim të zgjidhjes së marrëveshjes PS-LSI, pas ndarjes para zgjedhjeve parlamentare.