Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fermerët e fshatit Imshte në Lushnje, janë prodhuesit më të mëdhenj të shalqirit, por duket se këtë vit tregu ka rezervuar surpriza të pakëndshme për ta.
Pasi kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha me shalqi, rreth 400 hektarë kanë krijuar superofertë në treg e për pasojë, çmimi i shitjes në fushë nuk shkon as 3 lekë për kilogram.
E megjithatë, edhe me këtë çmim të ulët, tregtarët po ua vështirësojnë akoma edhe më shumë situatën fermerëve duke mos pranuar të blejnë në sasi të mëdha, me pritshmërinë që çmimi të bjerë akoma edhe më shumë.
Në këto kushte gjendet edhe fermeri Feçorr Musta, i cili thotë se ka shpenzuar rreth 4 milionë lekë për fidanë dhe shërbime të tjera dhe ka marrë vetëm 500 mijë lekë nga puna e një viti. Në parcelën prej 1 hektari të mbjellë me shalqi, prodhimi e ka kaluar pjekjen teknike dhe nuk është më për treg.
?Nuk kemi treg, nuk vjen tregtari ta marrë. Hajde merre edhe me 30 lekë të vjetra, vetëm hajde. Po ku ta gjej.
Edhe fermëre të tjerë kane problemin e mungesës së tregut dhe çmimit të ulët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lushnja-me-mbiprodhim-te-shalqinit-por-askush-sshkon-ta-bleje/