Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës dënon me 4 vjet burg Shpëtim Gjikën.
Por ish kreu i bashkisë së Vlorës nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi trupi gjykues i përbërë nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për çështjen vendosën të konvertonin dënimin me 2 vite shërbim prove.
Vendimi u mor sot.
Gjika u deklarua fajtor për akuzat ?veprime që peng0jnë zbulimin e së vërtetës? parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe ?falsifikim të dokumenteve? nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186/ 3 i Kodit Penal
U deklarua i pafajshëm për akuzat: ?Shperdorim detyre?, ?Ndërtim të paligjshëm të kryer në tokë shtetërore dhe të tjetrit e kryer në bashkëpunim?
Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm në ngarkim të të pandehurit Shpëtim Gjika në masën 4 vjet burg. Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burg ndaj të pandehurit Shpëtim Gjika dhe vënia e tij në provë për një periudhë kohore prej dy vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë periudhës së provës të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të provës Vlorë. Në aplikim të nenit 389 të Kodit të Procedurës Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, ?Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore? me vendim nr 143 datë 08. 2. 2015 të Gjykatës së Vlorës? thuhet në vendim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vendimi-4-vjet-burg-per-shpetim-gjiken/