http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 4 mijë është numri i masave administrative të marra nga ana e punonjësve të policise se qarkullimit rrugor në qarkun Fier, për drejteusit e automjeteve, gjatë koheve te fundit.Kjo shifër është bërë e ditur nga drejtori i pllicise rrugore Artan Osmani.Sipas tij, masat ndëshkimore kanë ardhur kryesisht për parakalime të gabuara dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.Osmani siguron se jane marre të gjitha masat për mbarëvajtjen e qarkullmit në akset më të ngarkuara të Fierit.Gjatë sezonit veror keto akse kanë një ngarkesë të madhe, pasi lidhin pjesën bregdetare jugore të shqipërisë me pjesën tjetër të vendit.Aksi rrugor më problematik në Fier është ai i unazës lindore të qytetit dhe që vijon në drejtim të Levanit. Mospërfundimi I punimeve të By Pass-it Mbrostar-Levan edhe gjatë këtij sezoni veror ka sjell probleme të mëdha për drejteusit e automjeteve.