Gjendja civile, afat deri në mesnatë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kete te enjte përfundon afati per regjistrimin e gjendjes civile ne njësinë administrative ku jetoni. Ne orët e mbetura nga aplikimi falas, zyrat e gjendjes civile janë përballur nga nje fluks kërkesash. Rreth 100 aplikime jane kryer vetëm diten e sotme nga thuajse çdo njësi administrative ne kryeqytet.Drejtori i Përgjithshëm i gjendjes civile, Bledar Doracaj, pa fshehur kritikat ndaj qytetareve qe këtë proces e kane per ditën e fundit, deklaron se këtë te enjte zyrat e gjendjes civile, do te punojnë pa orar.Drejtori i Përgjithshëm Bledar Doracaj përjashton mundësinë e shtyrjes se afatit ligjor, pasi ky propozim kërkon vendimin e Parlamentit, i cili mblidhet ne fillim te shtatorit. Kjo do te thotë se nga e premtja e 28 korrikut nis aplikimi i gjobës.Gjoba prej 10 mije lekësh te rinj do te paguhet ne arkën e çdo njësie administrative, para se qytetari te marre shërbimin per certifikate apo vërtetim banor lagje, për regjistrimet ne kopshte dhe shkolla.