Tre ditë afat “plazheve private” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-27 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Durrësit u ka lënë 3 ditë kohë të gjithë subjekteve që menaxhojnë plazhet private, për ngritjen e kullave të vrojtimit e pajisjen e tyre me personelin përkatës. Me urdhër të kryebashkiakut Vangjush Dako, Drejtoria e Tatim Taksave së bashku me policinë bashkiake kanë nisur evidentimin në terren.Drejtori i Departamentit të Tatim Taksave në Bashkinë e Durrësit, Abdyl Koka, shprehet se plazhet private do të zbatojnë ligjin që është miratuar nga qeveria për funksionimin e tyre, pra ngritjen e vendvrojtimeve si dhe respektimi i hapësirës plazh privat-plazh publik.Nga Ura e Dajlanit deri tek në kufi me Golemin, janë evidentuar 177 subjekte që kanë marrë në menaxhim plazhe private. Bizneset kanë detyrim që 20 për qind të hapësirës së tyre ta lënë për plazh publik, gjë e cila ne fakt shumë rrallë është vënë ne zbatim.Gjithsesi, kjo urdhëresë e re pritet të këtë ndikim pozitiv në sigurinë e pushuesve në plazhin e Durrësit, pasi deri në këtë moment në këtë pjesë të vijës bregdetare nuk ka kulla vrojtimi.