Përplasja për ujin/Basha - Kryemadhi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-27 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ftesa e kreut te PD Lulzim Basha per bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste per Integrim, ishte e vlefshme për me pak se 24 ore. Dy partitë jane përplasur ashpër ne lidhje me mbledhjen e këshillit bashkiak, duke dhënë argument se cila prej tyre është opozita e vërtetë. I pari qe ka sulmuar LSI është lideri i opozitës Basha, i cili ka denoncuar pazarin e saj me PS për rritjen e çmimit te ujit.Lulzim Basha: Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI. Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.Vetem pak ore me vone ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka sqaruar se këshilltaret e saj te cilët qëndruan ne mbledhje u blenë duke mos i kursyer akuzat per strategjinë e PD.Monika Kryemadhi: Dua t?i them zotit Basha se këshilltarët e tij dje qëndruan në sallë për të votuar listat me emrat e tyre, që përfitojnë nga kreditë e buta. Dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, madje as të manipulojë blerjen që iu bë dy këshilltarëve të LSI, prej të cilëve ne u distancuam. Sepse qëndrimi i LSI nuk mund të blihet me asnjë çmim. Sa për qëndrimin opozitar, zoti Basha harron shumë shpejt që ai dhe kryeministri ishin për javë të tëra xhelatët ndaj LSI.Sipas kryemadhit është ne nderin e PD të bashkohet me LSI ose të mbetet peng i një marrëveshjeje të dyshimtë me Edi Ramen.