Ora News – Çmimi i ujit në Tiranë rritet me 20 lekë, vendimi miratohet me 31 vota

2017-07-26 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 31 vota pro është miratuar në Këshillin Bashkiak pr/vendimi për rritjen me 20 lekë të çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.
Ky vendim u mor me votat e PS dhe disa vota të LSI, ndërsa këshilltarët e PD braktisën mbledhjen.
Sipas bashkisë së Tiranës ky plan biznesi i hartuar nga ekspertët më të mirë të Bashkisë së Tiranës, UKT-së dhe USAID që i hap rrugë projektit më të madh strategjik për kryeqytetin që është furnizimi me ujë 24 orë në ditë brenda 5 viteve.
Në mbledhjen e sotme të këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se plani i biznesit do të garantojë një sërë investimesh që do të mundësojnë furnizimin pa ndërprerje.
Në planin e biznesit të Bashkisë së Tiranës parashikohen që 10 milionë euro të investohen për shtimin e burimeve të ujit, ku është identifikuar burimi i Gurit të Bardhë në Burrel që do t?i shtohet Tiranës, 5 milionë do të investohen për përpunimin dhe filtrimin e ujit, 50 milionë do të investohen në sistemin e transmetimit për të garantuar uljen e kostos dhe zhdukjen e humbjeve pasi sistemi do të jetë i papenetrueshëm, 50 milionë të tjera do të investohen në rrjetin e shpërndarjes që do të shtrihet në mënyrë kapilare në çdo lagje, sidomos në ato informale dhe ato të krijuara pas viteve 1990 si dhe 40 milionë të tjera do të investohen në kanalizime.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se përmes këtij vendimi qytetarët do të shpëtojnë nga depozitat dhe nga kostot shtesë që janë detyruar të paguajnë përveç faturës së UKT.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-pranon-propozimet-e-lsi-per-cmimin-e-ujit-te-pijshem/