Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët bashkiak të PD braktisën mbledhjen e këshillit ku pritej të diskutohej rritja e çmimit të ujit në kryeqytet. Kryetari i Këshilltarëve të PD, Leonard Olli kërkoi ndërprerjen e mbledhjes sepse nuk kishte kuorumin e nevojshëm në kushtet kur edhe këshilltarët e LSI mungonin.
Olli: Ju kërkohet qytetarëve të Tiranës të paguajnë një shërbim që nuk e kanë marrë kurrë deri më sot. Dhe për më tepër kërkohet gati dyfishimi i çmimit të metrit kub dhe tarifës bazë çka është një abuzim i papranueshëm. Në sallë nuk mund të merret asnjë vendim sepse nuk është kuorumi i bevojshëm.
Ndërkohë para nisjes së mbledhjes së këshillit kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ishin pranuar propozimet e LSI dhe se këshilli ka votat për ta kaluar propozimin. Ky lajmi bëri që të reagojë menjëherë PD, përmes kryekëshilltarit Leonard Olli duke e quajtur vendimin e LSI Pazar të pastër politik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rritja-e-cmimit-te-ujit-olli-pazar-politik-ps-lsi/