Ora News – Bushati me homologen bullgare, Zaharieva: Reforma në drejtësi ka dhënë impakt

2017-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vitin 2018 Bullgaria do të kryesojë Presidencën e Bashkimit Europian dhe një prej prioriteteve të saj është zgjerimi i unionit duke përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati gjatë një konference me homologen bullgare theksoi nevojën për intensifikimin e mardhënieve dy palshe. Nga ana tjetër diplomatja bullgare inkurajoi vijimin e reformave e sidomos ate në sistemin gjyqësor.
Bullgaria është një prej shteteve që mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në vitin 2018 ajo do të kryesoje presidencën e BE dhe Ministri i Jashtëm Dimtir Bushati e shikon me rëndësi intensifikimin e marrëdhënieve me Bullgarinë. Deklarata u bë gjatë konferencës së përbashkët me Zvëndëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtëme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Bushati: Prioritetet e presidencës bullgare janë të rëndësishme për procesin e zgjerimit dhe për Ballkanin Perëndimor si një vend në Ballkan dhe fqinjë në ditë të mira dhe të vështira të Ballkanit Perëndimor. Mes Shqiëprisë dhe Bullgarisë ka një bashkëpunim të mirë në NATO dhe bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Diplomatja bullgare inkurajoi qeverinë shqiptare që të vijojë reformën në drejtësi dhe reformat e tjera shtetformuese, si e vetmja rrugë për anëtarsimin në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-me-homologen-bullgare-zaharieva-reforma-ne-drejtesi-ka-dhene-impakt/

Free Traffic Exchange