Ora News – Zbardhet krimi në Bathore, nëna tentoi të ndalonte djalin

2017-07-26 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mirald Metallari, ka rrëfyer në polici shkakun që çoi në vrasjen e të atit, Miftar dhe plagosjen e nënës së tij, një krim i ndodhur më 24 korrik 2017 në Bathore të Tiranës.
Sipas dëshmisë mamaja ka tentuar të ndalojë të birin për të mos qëlluar por Miraldi ka shtënë dhe në drejtim të saj. Shkaku i konfliktit : një karrocë e mbushur me llaç e cila ishte rrëzuar në tokë.
Krimi u krye me armën e shërbimit të Miftar Metallari i cili ishte punonjës policie. Në familjen Metallari po kryenin disa rregullime pasi pas dy javësh kishin ceremoninë e dasmës së njërës prej vajzave.
Deshmia
I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, Mirald Metallari ka deklaruar:
Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë.
I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit.
Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbardhet-krimi-ne-bathore-nena-tentoi-te-ndalonte-djalin/

Free Traffic Exchange