Ora News – Ultimatumi i Ramës në Shkodër, qytetari ende s’ka zgjidhje

2017-07-26 10

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Dëgjo drejtor, do t?ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në orën 4 do më çoni mesazh bashkë me drejtorin e Hipotekës?.
Ky ishte afati që kryeministri i vendit Edi Rama i dha drejtorit të ALUIZNI-t Shkodër, Tonin Marku lidhur me lejen e legalizimit për objektin e ndërtuar në rrugën e Gjykatës nga qytetari Maxhid Alibali.
Edhe pse ky i fundit do të duhej të merrte përgjigjen deri në orën 16:00 të së martës, kjo gjë nuk ka ndodhur. Alibali tregon se porosia e dhënë nga numri 1 i qeverisë për një takim mes tij, drejtorit të ALUIZNI-t dhe atij ZRPP-së nuk ka ndodhur.
Madje ai shkon me tej kur deklaron se pritja që i eshte bërë nga titullari Marku është mospërfillese dhe dëshmon se ai nuk ka vullnet për ta kryer korigjimin e gabimit që i është bërë nga vetë ALUIZNI, duke e tjetërsuar pronën.
Alibali: Drejtori i Hipotekës kishte vullnetin me u taku, drejtori i ALUIZNI-t nuk pranoi me u taku absolutisht. Dhe kur e takova me një pritje krejt mospërfillëse më tha: Zotëri ty nuk të bëhet kjo punë.I thashë cila është arsyeja pse nuk bëhet. Më tha nuk bëhet se ti je në proces gjyqësor me ne dhe është e vërtetë se normalisht në monentin që mua më është kundërshtuar kërkesa ime më kanë thënë drejtoju gjykatës. Duke marrë parasysh se gjykatat tona kanë afate kohore, unë aplikova brenda afatit dhe ardhja e kryeministrit në Shkodër mua mu bë shumë ndihmesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ultimatumi-i-rames-ne-shkoder-qytetari-ende-ska-zgjidhje/