Leonsio Nika i cili një muaj më parë vrau prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit vuan nga probleme të theksuara mendore dhe nuk është i përgjegjshëm para ligjit.
Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore që i dorëzuan Gjykatës së Krimeve të Rënda një raport për 29-vjeçarin duke përcaktuar diagnozën për të.
Ai vuan nga çrregullim psikotik, i paspecifikuar. Si pasojë atij i është dëmtuar gjykimin dhe ka prishur tërësisht ekuilibrin e tij mendor, pa qenë në gjendje të kuptojë dhe kontrollojë veprimet e tij.
Në kushte të tilla, Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Nikën nga arrest me burg në shtrim i përkohshëm në spital psikiatrik.
Prokuroria vazhdon hetimet për ngjarjen ku mbetën të vdekur Ali dhe Jenije Nika. Në deklarimet e tij autori i krimit është shfaqur konfuz dhe pa mundur të japë motivet që e çuan drejt tij.
29-vjeçari ka deklaruar se nuk e di pse e bëri vrasjen. Leonsio Nika kishte pak kohë që ishte kthyer nga Franca ku edhe i ishte refuzuar azili. Gruaja dhe fëmija e tij nuk jetonin më të. Atij i janë gjetur në xhep disa medikamente antidepresivë pa recetën e mjekut si dhe 600 euro. TV KLAN