Shqiptarët e Zvicrës ndihmuan për kapjen e autorit të sulmit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë dy shqiptarët Liman Kabashi dhe Ylli Kastrati, të cilët janë shpallur heronj nga mediat zvicerane, pasi autori i sulmit me sharrë që tronditi Zvicrën, është kapur falë tyre. Ata kanë njoftuar menjëherë policinë dhe kanë treguar adresën e saktë. Liman Kabashi, pronar i një picerie në Thalwil të Zvicrës tregon se si e ka pikasur autorin e ngjarjes qe plagosi pese persona:?Ai kaloi pranë picerisë rreth orës 5 e gjysmë, e njoha fytyrën e tij, pasi të gjitha mediat e kishin publikuar dhe njoftova menjëherë autoritetet. Ai kishte me vete një çantë dhe për t?u siguruar se ishte sulmuesi, e ndoqa nga pas. Ai dukej i lodhur dhe mezi po ecte. Duke ecur pas tij, njoftova me whats up policinë, më saktë një polic që kam njohje me të.?Emri i autorit të plagosjes se 5 personave, nuk është i panjohur për policinë zvicerane, pasi ai ka qënë akuzuar dy herë për armëmbajtje. Ai ndoqi nga pas kalimtaret e rastit, duke i sulmuar me sharre elektrike. Sipas autoriteteve, agresori vuante nga sëmundje mendore.