Sot në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Tiranës për të ndryshuar çmimin e ujit, për të cilin është propozuar nga Bashkia një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3.
Pas dëgjesës ditën e djeshme në Këshillin Bashkia, LSI, u shpreh se do të votojë pro rritjes së çmimit vetëm në rast se plotësohen kushtet e ngritura nga ata.
LSI kërkon që të ketë çmime të diferencuara për bizneset dhe qytetarët në nevojë, ndërsa propozimi i dytë lidhet me familjet që janë në skemë të ndihmës sociale.
Sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari tha dje se vendimi duhet të kalojë së bashku me opinione te e LSI, dhe se më pas është Enti Rregullatorë ai që merr vendimet.