Një ngjarje e rëndë ka tronditur Borshin në orët e para të mëngjesit.
Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur me thika në fshatin Borsh të Sarandës.
Mësohet se te rinjtë janë grindur mes tyre rreth orës 01:30 të mëngjesit e më pas sherri ka përfundur duke përdorë armë të ftohta.
Si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë ka mbetur i vrarë 31-vjeçari Premtim Bega ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të plagosur. Bega është qëlluar 7 herë me thika.
Të plagosurit janë:
24-vjeçari me inicialet E.O banues në Borsh, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
Donald Kosta, 24 vjeç, banues në Borsh
Enea Myftari, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Policia bën me dije se është arrestuar një nga autorët 19-vjecari me inicialet R.Sh,banues në Vlorë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë N.H. 20 vjeç dhe Xh.M.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.