Report TV - Sarandë, shpërthim në rrjetin elektrik, fëmijë shpëtojnë mrekullisht

2017-07-26 0

SARANDË- Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrjetin elektrik pranë një këndi lojërash në Sarandë.

Në momentin e shpërthimit në vendin e ngjarjes ndodheshin dhjetëra fëmijë, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Shërbimi zjarrfikës mbërriti në vendngjarje në kohë rekord, i ndihmuar edhe nga një motorçiklete e policisë rrugore, e cila ka ndihmuar për hapjen e rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij shpërthimi në rrjetin elektrik.

Free Traffic Exchange