Report TV - Apeli i Krimeve të Rënda, rrëzon konfiskimin e hotelit të Brahimajt

2017-07-26 1

Rikthehet për rigjykim dosja e konfiskimit të hotelit të ndërtuar në zonën e ?Ujit të Ftohtë? në Vlorë, nga familja Brahimaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtarët Dhurata Haveraj, Sokol Binaj dhe një gjyqtar tjetër i këtij trupi gjykues, të cilët pasi studiuan dosjen hetimore, vendosën ta prishin vendimin e konfiskimit të kësaj pasurie, të marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sipas argumentit të gjykatës së Apelit, dosja duhet të rigjykohet pasi në gjykimin e shkallës së parë, nuk janë dëgjuar pretendimet e palës së tretë, një biznesmen tjetër që pretendon se ka investuar në këtë hotel.

Pas kthimit të dosjes për rigjykim, sot pritet që në gjykatën e Shkallës së Parë, të rifillojë séanca e parë gjyqësore, për konfiskimin e hotelit të familjes Brahimaj, pasuri kjo që mendohet se është ndërtuar me para të fituara nga aktiviteti i trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit në Itali, i vëllezërve Ermal Brahimaj dhe Isuf Brahimaj. Ky i fundit ka mbetur i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.