Report TV - Rritja e çmimit të ujit, Veliaj: E vetmja mënyrë për ujë 24 orë

2017-07-26 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në dëgjesën e thirrur nga anëtarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak, shpjegoi arsyet se pse sipas tij duhet të rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë.

Në dëgjesën,ku mungonin këshilltarët e djathtë, Veliaj tha se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur investimet dhe për t?i siguruar Tiranës brenda një periudhe 2-vjeçare 24 orë ujë të pijshëm

?Orari i shërbimit ka qenë me 7 orë ujë kur e la Basha sot jemi me 13 orë. Maksimumi që kemi arritur të bëjmë është rritja me 85% e furnizimit me ujë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër si të rrisim investimet.
Shumica prej nesh kur hapim çezmën ka ujë. 90% e Tiranës nuk e kupton kur mungon uji sepse kanë depozitat.