Ora News – Shukri Xhelili sërish në gjyq, i bleu djalit apartament në Durrës

2017-07-25 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili sërish në gjyq. Këtë herë ai akuzohet nga prokuroria e Dibrës për ?fshehje të pasurisë?
Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Xhelili akuzohet për veprën penale të ?Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private? (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI).
?Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumenta zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.
Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm,? thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Pretendimi i Shukri Xhelilit- Përsa i përket apartamentit në Durrës, për të cilën është marrë i pandehur subjekti Shukri Xhelili, ai deklaron se:
Në vitin 2013, një ndër marrveshjet që ka lidhur djali i tij Ervis Xhelili ka qënë me kompaninë T?C?. shpk, ku ka marrë përsipër vendosjen e dritareve, grilave si dhe të gjitha punimet e natyrës së shërbimit që ofronim, në kushtet kur firma T?C?. shpk i ka ofruar një apartament për të likujduar shumën e shërbimit të ofruar, djali ka bërë marrveshje fillimisht verbale në mirëbesim në emër të firmës, ndërsa kontratën e sipërmarjes e ka bërë në emrin e tij jo në emrin e firmës. Deri në këto momente paravarsisht kontratës, kjo kompani nuk ka kaluar në emrin e djalit Ervis Xhelili titullin e pronësisë, pra akoma nuk është pajisur me hipoteke, pasi ajo është e parashikuar në kontratë në një pikë të saj, ku thuhet se për kalimin e pronësisë në emër të porositësit Ervis Xhelili, duhet të lidhet një kontratë tjetër për kalimin e pronësisë mbi aparatamentit përpara noterit. Në keto kushte, i pandehuri ka menduar se duke mos pasur një titull pronësie , hipotekën, nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së , për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shukri-xhelili-serish-ne-gjyq-i-bleu-djalit-apartament-ne-durres/

Free Traffic Exchange