Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, ka ndarë me miqtë e tij në fb shënimin e një dite më parë të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të përditshmen serbe ?Blic?, ku bënte thirrje për zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes së Kosovës.
Rama vlerëson se ka ende shumë rrugë për të dalë nga tuneli i një historie të rëndë mizorish të përgjakshme, siç është historia e Ballkanit, ku vitet e fundit janë hedhur sidoqoftë drejt rrugëdaljes hapa që deri përpara këtyre viteve nuk i imagjinonin as më optimistët.
Edhe ky shkrim i Aleksandër Vuçiçit, Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, nuk mund të imagjinohej pak vjet më parë, shton Rama, paçka se siç i thon? djalli fshihet n? detaje dhe nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë?
?Dhe Kosova mbetet, mu siç e thotë edhe Presidenti serb, nyja gordiane, prerja ose jo e së cilës, përmes njohjes ose jo si shtet nga Serbia po shtoj unë, është edhe zgjedhja e qartë mes territ të tunelit dhe dritës së daljes prej tij!? thekson Rama.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ndan-shkrimin-e-vucic-per-kosoven-zgjedhja-mes-territ-dhe-drites/