Në kulmin e debatit për çmimin e ujit, Report TV pyeti banorët e disa zonave të Tiranës.
Ata thonë se uji është tërësisht i papijshëm, dhe vjen ose me orare, ose mungon fare. Puset dhe botet janë alternativa kryesore.
?S?ka ujë fare, nuk kemi ujë. Ne këtu e kemi ujin jo të pijshëm na ka shkatërruar të tëra çezmat. S?kemi as lidhje asgjë. Ujin dalim e mbushim nëpër njerëz. Kam vetëm dy herë në ditë nga 10 minuta. Nuk është as për të pirë as për të gatuar, vetëm për të larë enët, për të pirë nuk bë e blejmë. Përdoret vetëm për banjot se edhe rrobat me atë mbajnë erë të keqe. Ka një muaj që nuk vjen fare?, thonë banorët.
Pavarësisht se rritja parashikohet 44 % më shumë sesa tani, qytetarët thonë se janë të gatshëm të paguajnë nëse uji i çezmave bëhet i pijshëm. Ndërsa disa të tjerë e kundërshtojnë kategorikisht.
?Nuk mundem, më mirë kur e blejmë 200 lekë bidonin. Po nuk u bë i pijshëm nuk e paguaj. Është absurde në fillim të rrisin cilësinë pastaj të rrisin çmimin?, shprehen banorët.