Ora News - Dimitrov: Ligji për gjuhën shqipe është përshpejtuar

2017-07-25 0

Subscribe në Ora News këtu
Nuk ka më dyshime, ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni shumë shpejt do të jetësohet. Këtë e konfirmoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov ndërkohë homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati paralajmëroi zhvillimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Maqedoni, në vjeshtën e këtij viti në Pogradec
Tirane- Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është përshpejtuar. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati në Tiranë duke hedhur poshtë çdo aludim për vonesat në përmbushjen e këtij premtimi elektoral.
Ndërkohë Bushati paralajmëroi se marrëveshja e dy kriministrave, Rama dhe Zaev në Triestë, për realizimin e një mbledhjeje të përbashkët Shqipëri-Maqedoni do të bëhet realitet në vjeshtën e këtij viti në Pogradec.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/dimitrov-ligji-per-gjuhen-shqipe-eshte-pershpejtuar/