Report TV - Korçë, Shoqata Transportit në grevë: Do bllokojmë rrugët

2017-07-25 4

Shoqëria e transportit ndërqytetas, ka zhvilluar ditën e sotme një grevë një ditore.

Ata kërkojnë anulimin e vendimit të ministrisë së transporteve për shtimin e 80 linjave paralele të transportit çka sipas tyre shkel hapur kontratën që kjo shoqëri ka me ministrinë.

Sipas përfaqësuesit të një shoqërie të autobuzëve, Veli Bezati ky është një vendim i paprecedent që mund të çojë në falimentim linjat ekzistuese, pasi shoqëria që ai drejton deri tani ka shpenzuar më shumë se 400 mijë euro.

?Si rezultat i veprimeve arbitrare të Ministrisë së Transporteve, Shoqata Kombëtare e Transportit, të linjave ndërqytetase, sot ka vendosur të bëjë një pezullim një ditor të gjithë shërbimit të transportit të linjave ndërqytetase. Veprimi arbitrar i Ministrisë së Transporteve për lëshimin e 80 linjave, pa u konsultuar me operatorët e tjerë ekzistues?.

Sikur të mos mjaftojë konkurenca e pandershme që ata hasin çdo ditë nga fugonat i del edhe një vendim i ministrisë që po shkatërron tërësisht.

Free Traffic Exchange