Vijon masakra mjedisore pranë fshatit Kasallë dhe në zonën e Tërkuzës në Tiranë.
Qindra ton mbetje digjen çdo ditë. Report TV ishte në një prej grumbullimeve me mbetje, që hidhen nga Bashkia e Kamzës dhe më pas u vihet zjarri.
Këto mbetje thonë banorët pranë lumit Tërkuz janë hedhur 4 ditë më parë dhe menjëherë më pas u vihet zjarri nga ana e punonjësve të bashkisë.
Zjarri i përmasave të mëdha, por tymi ka ndotur ajrin dhe banorët nuk hapin as dritaret për shkak të erës së keqe dhe kanë frikë se mos sëmuren.
Edhe gjatë ditës makinat shkakrojnë mbetjet të ndryshme. Siç mund të dallohet nga pamjet, 3 makina presin të shkarkojnë mbetjet e Bashkisë Kamëz, por sapo shikojnë kamerën e Report TV ato largohen.
Makinat që kanë logon e Bashkisë Kamëz zhvendosen pak metra më tutje, por vijojnë të presin të shkarkojnë mbetjet pranë lumit Tërkuz.
Ndërkohë puntorët e bashkisë së Kamzës, ndërpresin punën menjëherë sapo shohin kamerën tonë.