Inspektorët në kopshtin “Bleta”, institucioni i paregjistruar - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoni ka kryer kontroll të paparalajmëruar ne kopshtin ?Bleta? ne te cilin fëmijët detyroheshin te faleshin. Autoritetet kane beret e ditura rezultatet e kontrollit sipas te cilit institucioni privat nuk ishte fare i regjistruar e për rrjedhoje edhe veprimtaria e tij ishte e jashtëligjshme.Gjatë kontrollit, inspektorët nuk kanë gjetur fëmijë ose të punësuar, por nga ambientet e jashtme, shihej se ishte përshtatur edhe për kryerjen e riteve fetare. Raporti i kontrollit i është dorëzuar Ministrisë se Brendshme, e cila do te procedoje me tej.Per kopshtin reagoi edhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, e cila dënoi ngjarjen duke thënë se janë shkelur ligjet. Pak dite me pare u publikua një video si dhe foto ne te cilat shihej se si fëmijët e vegjël grumbulloheshin rreth një objekti qe imitonte Qaben dhe faleshin. Përveç aktiviteteve edukativo-arsimore, në këtë kopsht mësoheshin edhe ritualet fetare islame, si namazi, këndimi i Kuranit e praktikat e Haxhit.