Specialisteve të Sportit në Bashkinë Lezhë kanë improvizuar një rreshqitëse me ujë e cila është kthyer në atraksion turistik. Kjo lloj rrëshkitëse 40 metërshe e lartë është bërë në plazhin e Ranës së Hedhur, ku të rinjtë kanë vendosur një plasmas në një pjerrtësi dhe me anë të motopompës hedhin ujë në këtë plasmas ku me pas të rinjë nga vende të ndryshme rëshkasin drejtë ujit.
"Jam një adhuruese e sporteve ekstreme ishte një nga eksperiencat më të bukura në Shqipëri" shprehet një pushuese.
"Ishte një eksperiencë e leztshme do të provoja sërish" thotë një tjetër pushues.
Pasi ka bërë idene e tijë të realizohet, Specialisti i Sportit në Bashkinë Lezhë Klajti Reçi thotë se synimi është për tu dhënë turisteve e pushuesve diçka ndryshe në Shëngjin.
"Menduam të sjellim dicka të re për pushuesit. Një sport ekstrem në Lezhë kjo është dicka e re në mënyrë që sa më shumë pushues të vijnë këtu" shprehet Reci.
Kjo risi zgjon interesin e shumë pushuesve në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa aktiviteti zgjati për dy ditë me radhë.