KAMEZ - Një ngjarje e rëndë, një krim brenda familjes ka tronditur këtë mesditë Bathoren, ku djali ka vrarë me armë zjarri babain si dhe ka plagosur nënën.
21-vjeçari Mirald Metallari, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, 62 vjeçari Miftar Metallari, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, 47 vjeçaren Nurie Metallari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Djali është zënë me babain dhe më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar. Nëna në përpjekje për të shuar konfliktin i ka dalë përpara dhe e kanë kapur plumbat.
Familja Metallari ishte me orgjine nga Gabrica e Kukësit dhe prej vitesh jetonte në Bathore të Kamzës.