Djali vret babain dhe plagos nënën e tij

2017-07-24 1

Ky 21 - vjeçar vrau në mesditë babain e tij, efektiv i policisë së Kamzës dhe plagosi nënën. Ngjarja ndodhi në Bathore, në këtë shtëpi në rrugën "Besëlidhja".

Babë e bir po shtronin me beton një pjesë të oborrit të banesës, kur u konfliktuan me njëri- tjetrin. Më pas 21 - vjeçari mori armën e shërbimit të të atit dhe qëlloi në drejtim të tij.

2 plumbat e parë plagosën nënën e tij, Nurien e cila tentoi të ndante sherrin. Më pas ai qëlloi 3 herë ndaj të atit, Miftarit duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai u nis me të ëmën për në Spitalin e Traumës, ku edhe u arrestua nga policia. Tv Klan mëson se i riu u ka thënë hetuesve se i ati e kishte goditur me grusht.

?Po punonim në oborr dhe po shtronim betonin. Mua mu rrëzua karroca e cila goditi babain. Ai menjëherë më foli dhe më goditi me grusht. Pas kësaj, hyra në shtëpi, mora pistoletën e tij. Në korridor më doli përpara mamaja dhe nuk di se si qëllova ndaj saj. Babai dëgjoi të shtënat dhe erdhi. Qëllova 3 herë ndaj tij. Nuk jam në gjendje ta kuptoj pse e bëra, por në momentin që më qëlloi me grusht u ofendova.?

Të afërmit e familjes thonë se ata nuk kanë pasur konflikte mes tyre dhe se marrëdhëniet kanë qenë normale.

Burimet e policisë thonë se konflikti mund të jetë vijim i një përplasje të mëparshme mes babait dhe të riut. Sipas hetimeve djali kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia, ku nuk kishte mundur të qëndronte për shkak të vështirësive me lejen e qëndrimit dhe kjo ka sjellë jo pak debate në familje.

Policia sekuestroi në vendin e ngjarjes 5 gëzhoja të një pistoletë ?TT?, në një pellg gjaku në oborrin e shtëpisë.

Tv Klan