Gjykata e Sarandës ka vendosur 45 ditë burg me afat për Ermal Fatajn, i dyshuar se ka goditur me skaf turisten ruse 16-vjeçare Ksenia Ryok, e cila humbi jetën katër ditë më parë.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila dyshon se Ermal Fataj mund të jete ai personi që ka goditur për vdekje me mjet lundrues 16-vjeçaren.
Dëshmia e Fatajt është mjaft e rëndësishme për hetimin pasi pritet të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së mjetit lundrues policia gjeti në helikën e skafit të Fatajt flokë të cilat janë dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë. Vetëm pas krahasimit me flokët e viktimës mund të thuhet se ato i përkasin 15 ? vjeçares dhe të hidhet më shumë dritë mbi të vërtetën.
Ajo që konfirmon grupi hetimor është se turistja e cila ishte duke notuar në det ka humbur jetën si pasojë e goditjeve te forta me mjete prerëse në kokë dhe trup.
Nga verifikimet e policisë rezulton se 15 ? vjeçarja ka qenë duke u larë me nënën e saj në det dhe në një moment është larguar me not deri në hapësirën ujore ku parkohen mjetet lundruese. Në atë kohë nëna e adoleshentes vërejti një mjet lundrues që kaloi me shpejtësi dhe qe dyshohet se goditi me helikë 15 ? vjeçaren.
Por ajo çka e vështirëson hetimin e prokurorisë është prishja e pajisjes së ekspertimit në laboratorin e policisë. Burimet sqarojnë se ajo mund të rikthehet në gjendje pune pos 3 ose 4 javësh.
Për këtë fakt deri në rregullimin e saj hetimi mbetet pezull ose prokurorët do të kërkojnë një rrugë alternative për ta kryer këtë ekspertim. /tvklan.al