Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë njerëzit në mbarë botën kanë të njëjtin burim jete: gjakun. Për këtë u angazhua sot stafi i ?Yldon Media Group? duke u bashkuar nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë si dhe për fëmijë me nevoja të tjera.
Për disa orë ambientet e televizionit Ora News, morën pamjen e një qendre të transfuzionit të gjakut. Fillimisht drejtuesja e Kryqit të Kuq, Xhulieta Muçollari shpjegoi se gjaku i dhuruar do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të qytetit të Lushnjes të prekur nga talasemia.
Muçollari: Ora News ka dhënë një kontribut të çmuar në të gjitha fushatat tona kombëtare që ka ndërmarrë Kryqi i Kuq, duke i promovuar ato. Është hera e parë që bashkëpunon për dhurimin e gjakut dhe ju falënderoj që bëheni pjesë e nismave të tilla humanitare. Është situatë emergjence. Nevojat për gjak janë shumë të mëdha.
Stafi i ?Yldon Media Group?, duke u përgjigjur nismës, apelon qytetarët të ndërgjegjësohen dhe përmes dhurimit të gjakut të shpëtojnë jetën e çdo kujt që është në rrezik.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/yldon-media-group-dhuron-gjak-per-femijet-talasemike/