Meta betohet si president - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-24 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot, Ilir Meta është zyrtarisht President i Republikës se Shqipërisë. Ai është betuar ne sesionin e jashtëzakonshëm te kuvendit, e këtë here e pranishme ishte edhe opozita, e cila nuk ishte ne parlament kur Meta u zgjodh ne postin e kreut te shtetit. Ne fjalën e pare si kryetar i shtetit, Meta ka premtuar se do te leje pas krahëve përkatësinë politike e do te zbatoje Kushtetutën.Presidenti Meta, i cili për 25 vjet me radhe ka qene deputet i Parlamentit, ka premtuar se do te punoje për konsensus mes forcave politike. Pas fjalës ne Parlament, Meta ka lëvizur drejt presidencës, ndërsa ka takuar një pjese te mire te deputeteve te pranishëm.Ne ceremoninë e betimit ne parlament ishin te pranishëm edhe ambasadoret kryesore ne Tirane, zyrtare te larte te shtetit si dhe drejtues te komuniteteve fetare. Ilir Meta u zgjodh ne postin e presidentit me 87 vota pro ne 28 prill.