Report TV - Meta me dorën mbi Kushtetutë betohet si President i Republikës

2017-07-24 1

Ilir Meta është betuar si president i Republikës së Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme e cila sapo ka nisur.

Meta u betua me dorën mbi Kushtetutë, ndërsa më pas u ekzekutua himni kombëtar.

Në fjalën përpara deputetëve dhe familjarëve të tij si bashkëshortja Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djali, Meta u shpreh se do ushtrojë detyrën e Presidentit në përputhje me Kushtetutën, u zotua si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimin e reformave kushtetuese.

"Do respektoj paanshmërinë e shtetit të së drejtës si dhe do të ndihmoj në avancimin e reformave kushtetuese. Angazhohem si kryetar shteti për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në 28 prill vendosa të kandidoj më shumë me mendje sesa me zemër, se opozita nuk ishte këtu, por sot betimin e kam bërë me zemër, sepse dhashë një kontribut për tejkalimin e një krize të cilën e ardhmja dhe vendi nuk e meritonin.

Do të udhëhiqem nga dashuria për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke lënë pas çdo debat në Kuvend apo përkatësinë politike që kam pasur për t'iu përgjigjur detyrës së Presidentit.