Ora News - Ilir Meta betohet si President i Republikës (Fjala e plotë, 24 korrik 2017)

2017-07-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ilir Meta ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës.
Pas leximit të formulës së betimit nga nënkryetarja Valentina Leskaj, Meta beri betimin e tij.
Pas betimit, Ilir Meta mbajti fjalimin e parë si President, duke thënë se Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithë të parat
Meta: Me ndjenjën e mirënjohjes për ju dhe për të gjithë shqiptarët të cilët presin më shumë nga ne dua tju siguroj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithënjë të parat.
?Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa? mbetet akoma një projekt i pambaruar.
Meta: 25 vjet më parë u zgjidha deputet në këtë Kuvend dhe sot më duhet të ndahem me jetën time parlamentare për të përmbushur një përgjegjësi të re dhe lartë, por i bindur në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Kuvendin në të ardhmen. Në 25 vjet kam qenë pjesë aktive e opozitës dhe mazhorancës. Kam përfaqësuar 2 forca politike në detyrat nga më të rëndësishmet. Kam qenë në vijën e parë të ballafaqimit politik por edhe të përpjekjeve për konsensus, por edhe realizimin e marrëveshjeve të rëndësishme për stabiltetin dhe të ardhmen europiane të vendit. Ashtu si 27 vjet më parë isha pjesë e lëvizjes studentore, thirrja e së cilës ?Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa? mbetet akoma një projekt i pambaruar.
Do t?i shërbej frymës së konsensusit
Meta: Kushtetushmëria, asnjëanësia politike si dhe respektimi i shtetit të së drejtës do të jenë referencat kryesore të akteve të mia presidenciale. Gjithmonë do ti shërbej frymës së konsensusit, dialogut, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në interes të forcimit të institucioneve dhe bashkëpunimit institucional, sidomos të avancimit të reformave më jetike që e bëjnë Shqipërinë një vend më demokratik, më të qëndrueshëm, më të sigurtë dhe plotësisht Europian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-seanca-ilir-meta-pritet-te-betohet-si-presidenti-i-republikes/