Dy sulme në tre ditë nga ariu, 73-vjeçari nga Kukësi humb njërin sy!

2017-07-24 13

Një 73-vjeçar nga Kukësi ka rënë prehë e sulmit nga një ari, teksa ka qenë duke vaditur tokën. Për pasojë, mjekët thonë se, ai ka humbur njërin sy si dhe ka pësuar dëmtime në kokë dhe fytyrë. Banorët e zonës i kërkojnë institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra janë kthyer në problem, sakohë që brenda tre ditëve, ky është rasti i dytë që ariu sulmon njeriun.



Brenda një harku kohor prej 3-ditësh dy persona në zonat e thella të Kukësit kanë rënë prehë e sulmeve nga kafshët e egra, konkretisht arinjve.

Rasti më i fundit është i një 73-vjeçari nga Njësia Administrative Kalis, i cili sapo ka shkuar për të vaditur tokën është sulmuar nga ariu.

Djali i tij, Sulltan Bodini rrëfen për Channël Onë ngjarjen dhe i bën apel institucioneve që të ndërhyjnë, pasi kafshët e egra po rrezikojnë jetën e tyre.

Pacienti ka përfunduar në spitalin e Traumës, ku mjekët thonë se si pasojë e sulmit, 73-vjeçari ka humbur njërin sy, ndëkrohë që pasoja të rënda ka edhe në pjesën e kokës dhe fytyrës.

Vetëm një ditë më parë Channël Onë solli rastin e Fasli Karaxhës, i cili ishte sulmuar nga ariu dhe kishte pësuar dëmime në gjymtyrët e sipërme.

Free Traffic Exchange