Report TV - Vrau turisten ruse, gjykata jep arrest me burg për skafistin

2017-07-24 0

Gjykata e Sarandës ka dhënë 45 ditë burg për skafistin 31-vjeçar Ermal Fataj, i cili vrau në Ksamil me mjetin e tij lundrues, 15-vjeçaren ruse Kseniya Ryok.

Fataj do qëndrojë në qeli deri në daljen e aktit të ekspertimit të fijeve të flokut të cilat u gjetën ne helikën e skafit dhe që dyshohet se janë të turistes.

Trupa gjykuese ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, pas paraqitjes së provave të cilat ngarkonin me faj të arrestuari.

"S'e kam goditur unë, dua drejtësi"
Fataj nuk ka pranuar akuzat ndaj tij, ndërsa ka kërkuar gjykim të rregullt ndaj tij.

"Unë nuk kam kuptuar gjë. Nëse unë dal fajtor do të përgjigjem. Dua që hetimi të bëhet i plotë dhe i drejtë".?

Free Traffic Exchange