Ora News – Vlorë, ndalohen mjetet lundruese deri në vendosjen e piketave

2017-07-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjetet lundruese nuk do te lejohen të lundrojnë deri ne vendosjen e piketave dhe hapësirave të përcaktuara për pushuesit dhe lëvizjen e mjeteve ne det.
Pas ngjarjes tragjike ne Ksamil ku humbi jetën një shtetase ruse, policia kufitare ka nisur aksionin në të gjithë vijën bregdetare duke nisur nga Vlora deri ne Sarande, per bllokimin e lëvizjes së mjeteve lundruese ne ato hapësira ku nuk janë vendosur piketat që tregojnë hapësirën e lejuar ku ato nuk duhet të lëvizin.
Vetëm gjatë këtyre ditëve janë bllokuar 64 mjete lundruese, ndërsa ka pasur kontrolle për verifikimin e dokumentacionit.
Hapësira e plazheve gjate kësaj të hëne ka qene thuajse totalisht e boshatisur nga mjetet lundruese, ndërsa burime nga policia kufitare kane konfirmuar se do te lejohet lundrimi vetëm i mjeteve me flamuj te huaj qe dalin nga porti i jahteve ne Orikum.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlore-ndalohen-mjetet-lundruese-deri-ne-vendosjen-e-piketave/