Bathore - Një ngjarje e rëndë, një krim brenda familjes ka tronditur këtë mesditë Bathoren, ku djali ka vrarë me armë zjarri babain si dhe ka plagosur nënën.
21-vjeçari Mirald Metallari, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, 62 vjeçari Miftar Metallari, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, 47 vjeçaren Nurie Metallari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shkak i konfliktit një mur betoni në oborr
Atë e bir kanë debatuar nëse duhej të ndërtohej një mur betoni në oborr ose jo.
Pasi ka filluar punën Miftar Metallari i ka kërkuar djalit të tij që të ndërtojë këtë mur betoni si dh eta ndihmonte, por 21-vjeçari e ka kundërshtuar. Në debatin me tone të larta, Mirald Metallari ka marrë armën e shërbimit të babait dhe ka qëlluar në drejtim të tij 5 herë.
Nëna e 21-vjeçarit, Nurie Metallari gjatë të shtënave është futur në mes të të dyve dhe ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga plumbat. Ndërkohë oficeri i policisë Miftar Metallari ka mbetur Iivdekur në vend, pas një plumbi që ka marrë në kokë.
Djali është zënë me babain dhe më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar. Nëna në përpjekje për të shuar konfliktin i ka dalë përpara dhe e kanë kapur plumbat.
Familja Metallari ishte me orgjine nga Gabrica e Kukësit dhe prej vitesh jetonte në Bathore të Kamzës. ( b.h/Shqiptarja.com )