Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta merr sot detyrën e lartë!

2017-07-24 0

Këtë të hënë mandati i Presidentit të Republikës i kalon Ilir Metës, i cili është votuar nga mazhoranca aktuale për të marrë detyrën më të lartë të shtetit shqiptar.

Protokolli i Shtetit ka organizuar ceremoninë, ndërkohë që Tirana është zbukuruar nga flamujt kuq e zi. Qytetarët shqiptarë nga ana tjetër, mendojnë se Meta e ka merituar këtë post, por janë të ndarë nëse do jetë apo jo mbi palët.