Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra familje të fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere.
Edhe pse kanë kaluar vetëm një vit nga ndërtimi i ujësjellësit të ri për të cilin u harxhuan 1 miliard lekë, asgjë nuk ka ndryshuar në furnizimin me ujë të pijshëm në fshat.
Banorët thonë se me ujësjellësin e ri janë bërë abuzime, pasi është ndërtuar jashtë çdo lloje parametri teknik.
Banorët: Vetëm depo ujësjellësi nuk mund ta quash.
-Është e treta herë që investohet dhe ne nuk kemi ujë.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi thotë se ndërhyrjet e paligjshme në rrjet janë shkaku kryesor i mungesës së ujit. Sipas tij, bashkia do të ndërhyje menjëherë për ti dhënë zgjidhje këtij problemi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhjetera-familje-te-troshanit-pa-uje-per-projektin-u-harxhuan-1-mld-leke/