http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 3 nga 5 atentatorët e dyshuat të plagosjes së Mishel Prelës. Pas hekurave do të qëndrojë Miklar Tola, Shkelzen Buci dhe biznesmeni Ervin Zallumi. Për Trim Hidrin, Gjykata kërkoi detyrim paraqitje, ndërsa Ermir Tola u la ne arrest ne shtëpi me mbikëqyrje elektronike.Prokuroria ka zbardhur edhe rolin e te akuzuarve në plagosjen qe ndodhi në lagjen ?Partizani?, mbrëmjen e 20 korrikut. Kështu, nga përgjimet e realizuara dhe gjatë ballafaqimit në komisariat të dy vëllezërve Ermir dhe Miklar Tola, u hodh dritë mbi atentatin ndaj aktorit Mishel Prela. Porositësi ishte biznesmeni Ervin Zallumi, i cili do te paguante 80 mijë euro për vrasjen.Gjate seancës gjyqësore, Ervin Zallumi ka mohuar përfshirjen e tij në planin e eliminimit te Preles. Ai madje ka mohuar të ketë njohje me katër personat e arrestuar. Shkëlzen Buçi e Trim Hidri kane pohuar me herët se tregtari i arrestuar i kishte kërkuar të organizonte vrasjen. Sipas hetuesve, Zallumi do të hakmerrej kundër Preles, pasi ai e kishte plagosur me thika në 2010 në zonën e Laprakës.